PROGRAMI MESIMOR

Plani mësimor dhe orari për Shkollën 9-Vjecare & Gjimnaz do të jetë si më poshtë:

Për klasat I-rë dhe të II-të: Nxënësit do të zhvillojnë të gjitha lëndët e planifikuara në programet zyrtare të MAS-it dhe zhvilllohet gjuhë e huaj angleze 2 herë në javë.
Për klasat III – V: Nxënësit do të zhvillojnë 23 orë/javë. Nxënësit do të zhvillojnë të gjitha lëndët e planifikuara në programet zyrtare të MAS-it.
Për klasat VI-VII: Programi javor përmban27/ 29 orë/javë. Nxënësit do të zhvillojnë të gjitha lëndët e planifikuara në programet zyrtare të MAS-it.
Për klasat VIII-IX: Programi javor përmban 29 orë/javë. Nxënësit do të zhvillojnë të gjitha lëndët e planifikuara në programet zyrtare të MAS-it.

Shënim:Gjuhë e huaj Anglisht është Gjuhë e huaj e parë në Klasat I-IX.

Për klasat X-XII: Programi javor përmban 31-32 orë/javë.Nxënësit do të zhvillojnë të gjitha lëndët e planifikuara në programet zyrtare të MAS-it,për kurrikulën bërthamë. Gjuha e huaj e parë është Anglishtja.
Për kurrikulën me zgjedhje të detyruar sipas planit mësimor të MAS-it, shkolla jonë ofron lëndët:

1-Gjuhë e huaj e dytë Italisht dhe Gjermanisht me dy orë ne javë për klasat X-XII.
2-Letërsi e thelluar,Matematikë e thelluar,Trashëgimi kulturore dhe ndonjë lëndë tjetër sipas preferencave të nxënësve që vijnë në klasën e X. Për kurrikulën me zgjedhje të lire shkolla ofron Modulet:Guidë turistike,Njeriu dhe ndryshimet klimatike,Financat dhe përforcim në lëndët shkencore.

ORARI I VEPRIMEVE



Leja për funksionimin e Institucionit Arsimor Jopublik 9-vjeçar’’Sarina 2002’’është miratuar me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.300,datë 14/10/2002.

Leja për funksionimin e Institucionit Arsimor Jopublik Parauniversitar,Shkollë e Mesme e Profilizuar(Gjimnazi ) ’’Sarina 2002’’është miratuar me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.162,datë 09/06/2005.

Profesoret Tane

Profesor Name
Liman Hoxha

Administratori i Shkolles.

Profesor Name
Halil Begu

Drejtor Didaktik

Shkolla Sarina 2002